Vijojnë prej tre muajsh luftimet në Ukrainë, ku rusët po tentojnë të rrethojnë qytetet kryesore. Një figurë e lartë në Ukrainën Lindore ka deklaruar se luftimet kanë arritur në periferi të qytetit të madh të Severodonetsk, që është dhe objektiv kryesor i forcave ruse.

“Nëse kapin rrugën për në Bakhmut, atëherë qyteti mund të rrethohet”, ka thënë kreu i administratës ushtarake të rajonit Luhansk, Serhiy Haidai, raporton “BBC”.

Më tej, zyrtari ukrainas ka shtuar se rruga për në jug-perëndim të Severodonetsk është vënë nën zjarr, situata është shumë e zymtë dhe zona po bombardohet 24 orë në ditë.

Ai ka thënë për “BBC” se forcat ruse po përdorin raketa mortajash, si dhe artileri e bombardime ajrore, duke shtuar se “Nëse Rusia kap qytetin fqinj Lysychansk, atëherë i gjithë rajoni i Luhansk do të jetë në duart e saj”. “BBC” publikon edhe hartën, që shihet se si po avancojnë trupat ruse në këtë rajon.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb