I huazuar nga Everton sezonin e kaluar, futbollisti i Barcelonës, Gerad Deulofeu, arriti të lërë gjurmë në “Seria A” me Milanin. 23-vjeçari falë aftësive që spikatnin me “djallin” e bindi skuadrën katalanase ta kthenin në shtëpi, por me ndryshimet e fundit në merkato, anësori duket i tepërt në “Camp Nou”.

Prej ditësh është raportuar për një interesim të Interit që thuhet se është në bisedime me Barcelonën, por së fundi, në garë për Deulofeu-n janë futur edhe dy skuadra të tjera në “Seria A”.

Roma që pas largimit të Salah nuk e ka gjetur zëvendësuesin e duhur pavarësisht se në verë pagoi 38 mln euro te Sampdoria për të nënshkruar me Patrick Shick dhe për këtë asrye drejtuesit e skuadrës verdhekuqe shohin si përforcimin e duhur spanjollin.

Jo për të njëjtën arsye si Roma, por edhe Napoli ka shfaqur interesim për futbollistin e Bracelonës. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri është +1 pikë nga Juventusi në luftën për titull dhe për të mos humbur terren kërkon të përforcojë grupin. Të kaltërit duan të mos befasohen rrugës në rast të ndonjë dëmtimi dhe kush më mirë se Deulofeu mund të zëvendësonte Insigne dhe Dries Mertens.

Një sy te spanjolli e mban gjithmonë Milan që pret të përfitojë nga një situatë e favorshme, me tifozët e “djallit” që e pëlqejnë së tepërmi 23-vjeçarin.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb