Daniel Pablo Osvaldo është një emër shumë i njohur në “Seria A” i cili përveç talentit shumë ka rënë në sy edhe për karakterin e tij rebel. Mjafton të tregosh për të se la futbollin në moshën 30-vjeçare për t’ju bashkuar një grupi rroku.

Ish-futbollisti argjentinas në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ka rrëfyer një episod të veçantë kur luante për Interin që drejtohej nga Mançini. Në një ndeshje të kampionatit Osvaldo kapet me Mauro Icardi-n dhe si rrjedhojë edhe me teknikut zikaltër.
1410712084868_wps_2_Inter_Milan_s_forward_Pab
“Pas ndeshjes së famshme me Juventusin e godita me grusht”, ka treguar fillimisht Osvaldo. “Ai më tha: Dëshiron të rrihemi? Do të rrihemi, por mos ma thuaj para të gjithëve. Nëse nuk do të më kishte larguar nga skuadra, autoriteti i tij do të binte poshtë. Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është njeri i madh dhe me karakter”, ka mbaruar rrëfimin e tij Osvaldo.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb