Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që shokoi Bergamon, ku një politikan i zonës u gjet i vrarë pranë banesës. Krimi ndodhi ditën e djeshme. Policia italiane ka arrestuar djalin e Franco Colleonit, i cili akuzohet se ka goditur disa herë me gurë pas kokës babain e tij. 68-vjeçari u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi. Viktima ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite.

Tgcom shkruan se bëhet fjalë për Francesco Colleonin, 34 vjeç, i cili akuzohet se pas një sherri me të atin, për rihapjen e restorantit të tyre “Il Carroçio” ka vrarë 68-vjeçarin. Mediat shkruajnë se krimi ka ndodhur pas konflikteve të vazhdueshme në familje për menaxhimin e restorantit. Ndërkohë, pas arrestimit, i riu pranoi se ishte konfliktuar me babain e tij, ndërsa shtoi se nuk mbante mend asgjë më tej se çfarë kishte ndodhu.

Colleoni ishte figurë aktive e politikës në zonën e Bergamos, ndërsa për vite me radhë kishte mbajtur rolin e sekretarit provincial të Legës, si dhe poste të rëndësishme në administratën lokale.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb