Për “Kroin e Mbretit” në fshatin Korroticë të Drenasit ekziston një legjendë mjaft interesante. Sipas banorëve ky krua ekziston prej shekujsh dhe shërben akoma edhe sot për njerëzit e këtij fshati, por edhe të fshatrave përreth.

Legjenda thotë se një mbret ishte ndalur për të pushuar në vendin ku është sot “Kroi i Mbretit” dhe në gurin që ky i fundit kishte qëndruar kali e kishte shpuar me këmbë. Më pas nga aty kishte filluar të dalë ujë.

Legjenda me të cilën janë rritur të gjithë banorët e Drenasit vijon kështu sipas Rrustem Dobërdelanit, banor i fshatit Korroticë, i pyetur nga “RTV Dukagjini”:

“Ushtria jugosllave që ka qenë e pozicionuar në një lëndinë këtu afër e ka ndërtuar kroin që është sot, pasi uji rridhte vetëm nga guri. Nga gojëdhënat thuhet se prej gurit dilte uji pasi mbreti e kishte goditur fortë atë.

Sipas Dobërdelanit kjo është historia që ka dëgjuar nga prindërit e tij, ndërsa një version tjetër e thotë një i moshuar i fshatit:

“Ka ardhur mbreti këndej me ushtrinë dhe kali i tij e ka has gurin, ndërsa mbreti me shpatën e tij e ka goditur gurin nga i cili më pas ka dalë uji. Pastaj aty kanë pirë ushtria edhe të gjithë, dhe nga ajo kohë i ka mbetur emri ‘Kroi i Mbretit’, shprehet Rexhep Muleta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb