Zhoze Murinjo është pa ekip që pas shkarkimit nga drejtimi i Mançester Junajtidit dhjetorin e shkuar. Portugezi, që së fundmi ka qenë i angazhuar si opinionist, është në pritje të ofertës së duhur dhe ekipit të duhur për të veshur sërish tutat në verë, sipas asaj që ka deklaruar vetë ish-trajneri i Realit dhe Interit.

Por francezja “L’Equipe” zbulon dy emra skuadrash për të cilat fansat e futbollit kanë mbetur jo pak të befasuar. Zhoze Murinjo shumë shpejt mund të drejtojë një mes Lionit dhe Monakos. Kampionati francez, ndërsa portugezi duket i joshur nga ideja për të thyer një superfuqi si PSG. Gjithesi, mbetet për t’u parë nëse Mou do të pranojë.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: