Në Angli po bën shumë zhurmë anketimi i publikuar në “The Telegraph” mbi çmimin që klubet e Premier League u kërkojnë familjeve për fëmijët që duan të hyjnë në fushë për të shoqëruar skuadrat.

Çmimi në fjalë varion në klube të ndryshme. Uest Hemi kërkon 700 stërlina për çdo fëmijë, Totenhemi 500 stërlina sikundër edhe Noruiçi e Aston Vila. Por jo të gjithë klubet e bëjnë këtë. Emrat e mëdhenj si Liverpuli, Siti, Junajtid apo Çelsi, nuk u kërkojnë para familjeve, ndërsa përzgjedhja bëhet mes atyre që janë të abonuar për ndeshjet e sezonit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb