ITALI

Gjashtë orë i braktisur brenda një autobusi shkolle, i parkuar në një depozitë në periferi të qytetit. I lidhur, me një rrip sigurie, i frikësuar dhe në të ftohtë, fëmija i cili sapo kishte mbushur 3 vjeç, i lindur në Itali nga një familje shqiptare, ndejti i bllokuar palëvizuar disa orë në sedilje. Ajo që arriti ta shpëtojë ishte e ema, e cila mezi priste ta takonte, ndaj edhe shkoi në shkollë të kërkonte informacion.

“Djali juaj nuk arriti kurrë, menduam se ishte sëmurë”, i thanë mësueset gruas.

Më pas nëna iu drejtua kompanisë së transporteve publike, e cila menaxhonte edhe transportin drejt Firences dhe arriti ta gjente vogëlushin në një autobus shkolle afër një depozite.

Menjëherë pas ngjarjes kompania pushoi shoferët e autobusit.  Sipas corriere.it, vogëlushi, si çdo mëngjes priti autobusin në ndalesë me nënën dhe mendohet se gjatë rrugës e zuri gjumi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb