E hëna e tretë e janarit, e cila këtë vit është data 17, njihet ndërkombëtarisht si “E Hëna Blu”, dita më e trishtë e vitit për banorët e hemisferës veriore.

Shfaqja lindi në vitin 2005 nga një llogaritje matematikore nga Dr. Cliff Arnall, një psikolog në Universitetin e Cardiff-it, i cili kaloi disa variabla si moti, ndjenjat e fajit për paratë e shpenzuara në festat e fundvitit dhe rënia e motivimit pas pushimeve. Megjithatë, disa shkencëtarë e kanë quajtur formulën e Arnall-it si “farsë dhe joshkencore”. Le të shohim pse.

Në një artikull të botuar në “Guardia”n qysh në vitin 2012, neuroshkencëtari Dean Burnett e quajti formulën e Arnall “qesharake” sepse variablat janë “arbitrarë, të pamundur për t’u matur dhe kryesisht të papajtueshëm mes tyre”.

Për më tepër, llogaritja e Arnall do të lindte nga një bashkëpunim me kompaninë e udhëtimeve Sky Travel, e cila përdori formulën për një fushatë reklamuese.
Mirëpo, pavarësisht dyshimeve që e shoqërojnë prej vitesh, “E Hëna Blu” është kthyer në traditë aq sa çdo të tretën të hënë të janarit hashtag-u qarkullon në rrjetet sociale, ndërsa në faqe ekspertët japin këshilla se si ta trajtoni atë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: