Kreu i PD-së Sali Berisha ka folur edhe njëherë nga selia e PD-së. Teksa po largohej, ai iu përgjigj interesimit të mediave, lidhur me faktin se dita e hënë është shpallur ditë zie për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri, ndërkohë që paralajmëroi protestë para parlamentit.

Berisha tha se marshimi ishte thjesht një sinjal dhe se në qoftë se vendoset të mos ketë parlament “ne do respektojmë ditën e zisë”.

“I them Damianit, protesta i realizoi 100% qëllimet e tij. Marshimi ishte thjesht një sinjal, një mesazh që e ka marrë shumë mirë. Në qoftë se nuk ka parlament unë nuk kuptoj se nuk duhet bërë parlament se ka ditë zie. Ulet flamuri dhe ndërpriten aktivitetet sportive dhe kulturore, nuk ndërpriten aktivitetet politike, por në qoftë se vendoset të mos ketë parlament ne do respektojmë ditën e zisë”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb