GREQI– Pesë operacione kundër drogës janë realizuar ditën e sotme në Greqi, duke sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike. Pasditen e sotme, policia greke ka ndaluar një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër në rrugën Egnatia, në Janinë. Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur 2 çanta me 24 pako me marijuanë, me peshë totale 29 kg e 610 gramë.

Policia ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, shtetasin grek 28-vjeçar, dhe pasagjerin shqiptar, 21 vjec.

Në një tjetër operacion të zhvilluar në Irakleo, policia greke ka sekuestruar 2 kg marijuanë dhe ka arrestuar dy të rinj shqiptare 25 dhe 27 vjeç.

droge greqi

Ndërsa në Kostur, në një tjetër mjet janë gjetur 64 kg kanabis, dhe është vënë në pranga poseduesi.

OPERACIONET KUNDER KANABISIT
1. Kapen 64 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Droga u kap nga policia greke në Kostur. U ndalua një makinë që drejtohej nga një shqiptar 40 vjeç, i cili e kishte marrë drogën në kufirin e gjelbër me qëllim futjen në brendësi të tokës greke. Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 4 çanta me 28 pako, me 64 kg 150 gramë marijuanë në total. U sekuestrua 1 celular dhe 5 karta SIM.

2. Kapen 118 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 3 femra. Policia greke ka ndaluar në Agio Nikolao të Filatit, Igumenicë, një mjet ku u gjetën 118 kg marijuanë. U arrestuan dy femra greke 33 dhe 26 vjeç. Më vonë u arrestua dhe një shtetas grek 41 vjeç që drejtonte një mjet që kontrollonte rrugën. Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër dhe kishte destinacion Athinën.

3. Tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar, kapen 23 kg marijuanë. Policia greke ka ndaluar një mjet në vendin e quajtur Elefthero në fshatin Konica, Janinë. Droga u gjet e ndarë në 17 pako. U arrestua drejtuesi grek 56 vjeç dhe pasagjerja greke 84 vjeç. Në xhepin e drejtuesit u gjetën dhe sekuestruan 2.9 gramë heroinë. Droga ishte marrë në kufirin e gjelbër me qëllim futjen në brendësi të territorit grek.

4. Tjetër operacion antidroge në Greqi. Një mjet që vinte nga kufiri i gjelbër është ndaluar nga policia greke në rrugën “Egnatia”, Janinë. Në mjet janë sekuestruar 2 çanta me 24 pako me 29 kg 610 gramë marijuanë. Në pranga u vu drejtuesi grek 28 vjeç dhe pasagjeri shqiptar 21 vjeç.

5. Dy shqiptarë 25 dhe 27 vjeç u kapën në Irakleo, Greqi me 2 kg marijuanë. Droga u gjet e fshehur në një mjedis pranë tyre, do shpërndahej në Irakleo. U sekuestrua nja makinë dhe një motor që shërbenin për shpërndarje.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: