Pas lajmërimit të tërheqjes nga kombëtarja franceze, Karim Benzema vazhdon të përjetojë një të hënë të veçantë. Sot lojtari i Real Madrid mbush 35 vjeç dhe mesazhet drejtuar atij janë të shumta.

Ndër urimet e shumta për lojtarin është edhe një mesazh nga Jordan Ozuna, e dashura e futbollistit. Nëpërmjet rrjeteve sociale, modelja amerikane ka publikuar foto pranë yllit të Los Blancos dhe ka shkruar: ‘Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime dhe mikut tim më të mirë’.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: