Deputetja Flutura Açka, në fjalën e saj në Kuvend foli për Parkun Kombëtar të Butrintit.

Açka u shpreh se specialistët janë neglizhuar dhe janë shpërfillur. Më tej theksoi se fondacioni shqiptaro-amerikan është shpërdoruar.

“Një nga këto padrejtësitë e bëra zonja ministre është edhe Butrinti. Mënyra gjarpëroshe që ju e futët këtë ligj është e turpshme. Ligji nr.50 me emër të gjatë dhe shumë lule që e keni bërë ju , u kalua në një Komision që nuk i takon, ju djallëzisht e hoqët nga Komisioni ynë përgjegjës dhe e kaluat nga Komisioni ku ju ishit të sigurt. Nuk ka ardhur asnjë draft për t’u lexuar, si mund të votohet diçka pa u lexuar kjo është një shkelje. Ministrja ka thënë në Komision dhe nëpër intervista ka konflikte të mëdha. Ju keni thënë nuk bëhet fjalë për hotele, por në një intervistë keni thënë ç’të keqe ka të ketë hotele për stafin, kështu fillon me stafin dhe nuk dihet ku përfundon. Ju keni cënuar konventën. Mos doni ju që UNESCO ta nxjerrë Butrintin…Butrinti do kthehet në turpin tonë të përbashkët. Këtë që po ndjej këtë po them. Në disa raste keni thënë se nuk e menaxhoni dot si ministri, por si mund ta menaxhon kur kthehen në bisht të një informacioni. Nëse nuk e menaxhoni dot largohuni, kështu ndodh, ikni ta menaxhojë tjetri… Ju folët gënjeshtra me dyer të hapura…Butrinti mundësi të rishkruajë historinë mesdhetare, kështu ka thënë, por ju a keni ndonjë përgjegjësi. Shpërdorimi me fondacionin e shqiptaro-amerikan është një tjetër shkelje.”, tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb