TIRANE

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit për 9 të akuzuarit për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat në qershor 2015.  Ne dosjen ‘Lazarati 2’ Gjykata e Apelit ka vendosur që seancën për shpalljen e vendimit ta japë në 20 nëntor.

Kujtojmë se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burg përjetë për Arbion Alikon, Bajram e Elvis Bocia. Gjithashtu pretenca ka kërkuar 118 vite burg për 8 të akuzuarit e tjerë.

Pretenca e Prokurorisë për grupin që vrau efektivin e FNSH në Lazarat në vitin 2015: 
Arbjan Aliko, Elvis Boçia e Borjan Boçia, burg përjetë
Xhulio Malo 10 vite
Albion Aliko 17.6 vite
Elson Kazma 17.6 vite
Klodian Selimi 5 vite
Oltion Proko 9 vite
Dervish Çoko 18 vite
Rohan Hirja 18 vite
Iliaz Xhaferaj 18 vite

Vrasja e Ibrahim Bashës:

Mesnatën, duke u gdhirë data 24 qershor 2015, forcat e policisë kanë nisur operacion në zonën e Lazaratit, pasi kishin informacione se disa të rinj po përgatiteshin për veprime kriminale. Gjatë kontrolleve, pranë qendrës së fshatit, forcat speciale të Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xhulio Malo, i cili po drejtonte një mjet, ku gjendeshin armë të ndryshme dhe lëndë narkotike kokainë.

Pas arrestimit, forcat speciale kanë njoftuar kolegët e tyre, të cilët gjendeshin në një furgon, për të realizuar shoqërimin e Malos. Në momentin që furgoni po afrohej, ndaj tij është qëlluar me armë zjarri, nga një largësi rreth 200 metra. Nga goditjet me armë ka mbetur i vdekur efektivi i policisë, Ibrahim Basha, si edhe janë plagosur efektivët Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj.

Në vijim të operacionit policor dhe, më tej, nga hetimet e drejtuara nga Prokuroria për Krime të Rënda, u arrit të identifikoheshin dhe të arrestoheshin 11 pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb