Një 17-vjeçare ka humbur jetën nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 17-vjeçarja ka pasur sëmundje tjera shoqëruese, ndër ta edhe Diabetes Melitus Type 1.

“Pacientja është trajtuar në mënyrë multidisiplinare për shkak të komplikimeve të zhvilluara. Gjatë ditës së djeshme, parametrat vitale të pacientes janë përkeqësuar ndjeshëm, gjë që ka sjellë edhe insuficiencë kardiake. Pavarësisht të gjitha masave të marra diagnostike, terapeutike dhe reanimative, pacienti ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit”, thonë mes tjerash nga Ministria e Shëndetësisë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb