Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf.

Ademi tregoi detaje nga takimi me Zingraf, ku theksoi se i ka paraqitur zyrtarit gjerman panoramën e situatës së pandemisë COVID-19 në Bashkinë e Shkodrës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Pata kënaqësinë të mirëpres në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf. Kjo vizitë, është rikonfirmim i vëmendjes së Gjermanisë për Shkodrën, ku përmes KfË-së dhe GIZ, por jo vetëm, kontributi është shumë i çmueshëm. Në përgjigje të interesimit të ambasadorit Zingraf, paraqita panoramën e situatës së pandemisë COVID-19 në Bashkinë e Shkodrës. Diplomatin gjerman e njoha me problematikat e ndeshura, vështirësitë por edhe rrugëzgjidhjet që kemi gjetur duke qenë në krah të qytetarëve më në nevojë, por edhe biznesit.

Ambasadori Zingraf ka falënderuar për mikpritjen dhe prezantimin e situatës, duke nënvizuar se ka qenë vizitor i rregullt në Shkodër, duke patur një marrëdhënie shumë të mire me Bashkinë e Shkodrës. Ai nënvizoi mbështetjen e Gjermanisë dhe të projekteve gjermane të ndihmës humanitare dhe shëndetësore në kohë.

pandemie dhe ftoi që Bashkia e Shkodrës të bëhet pjesë në monitorimin e shpërndarjes së saj në destinacion, në dobi të qytetarëve dhe për një transparencë të domosdoshme.
Diplomati shprehu dëshirën për një tjetër tryezë të përbashkët, në një kohë të mëvonshme më të përshtatshme.”, thekson Ademi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: