Kishte premtuar se kënga e fundit ishte diçka totalisht ndryshe dhe ashtu rezultoi. Mozzik i surprizoi të gjithë me projektin me titull “Të dua”, dedikuar të bijës.

Reperi ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit pasi publikoi dedikimin e ëmbël për të voglën.

Sot ai ka ndarë një video ku shfaqet me Hanën.

Babi e ka bërë një këngë për mua. E ka emrin “Të dua””, thotë Hana. Kur Mozzik e pyet: “Po unë kë dua?”, e vogla e tij i përgjigjet: “Mua!”

Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

Mozzik i drejtohet Hanës duke i thënë se nuk do të flasë kurrë për arsyet e ndarjes me Loredanën, “sepse është shumë e rëndë”.

Edhe kur mami të gjejë dikë/mos u shqetëso se nuk ka njeri që më zëvendëson/do të jem babi yt deri sa shpirti të më pushojë”, thotë ai.

Në një mbishkrim në Instagram, Mozzik shtoi se kjo është hera e fundit që ai përmend të bijën në këngë dhe tekste sepse ka vendosur të mos e përfshijë më.

Hana ime e vogël, për momentin e di që nuk do e kuptosh këtë këngë! Por besoj që kur të rritesh edhe pak, do e kuptosh. E kur të bëhesh për ta kuptuar këtë këngë, do të doja shumë që të mos e hapim si temë asnjëherë. Të jetojmë ashtu si na ka ardhur jeta. Të dua më së shumti në botë.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb