Avokati dhe aktivisti i shoqërisë civile, Adriatik Lapaj ka komentuar në emisionin “Open” në News24 aksionin e paligjshëm të IKMT-së mbi “Prestige Resort” në Golem, duke thënë se kryeministri Edi Rama e ka firmosur vetë lejen për pistën dhe dy pishinat si kryetar i KKT-së.

Sipas një logjike të thjeshtë, kryeministri i cili ka drekuar në “Prestige Resort” kur sot pretendon se është shkelur ligji për pistën dhe dy pishinat, e bën vet atë një subjekt të kodit penal.

“Nuk është e lehtë të flasësh për këto tema se pushteti këtu luan me anën emocionale të njerëzve. Kam parë lejen e publikuar nga Ministria e Brendshme, por nuk është se jam njohur me dosjen.  Lexoj qartë se të njëjtët njerëz që dje kanë firmosur atë leje marrin flamurin e mbrojtjes së interesit publik. Në momentin që kryeministri i një vendi, ulet dhe drekon pranë një skene krimi, siç e konsiderojnë ata sot, se në momentin që ka ndërtim pa leje ka vepër penale aty. Dhe ti si kryeministri, “babai i shtëpisë” në momentin që e ke firmosur vetë lejen, i di kriteret dhe konstaton se leja është shkelur dhe drekon aty, dhe kur të prishen interesat çon forcat për të shembur aty. Unë them se kryeministri sipas ligjit ka kryer vepër penale. Kryeministri i vendit është ai që e ka firmosur si kryetar i KKT-së këtë leje. Ky stili që bëjmë sikur nuk shikojmë kur jemi të lumtur të gjithë, dhe shohim kur nuk na përputhen interesat”, tha Lapaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb