KOSOVE

Shpat Kasapi do të martohet. Ai sipas mediave e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e fundit të dashurisë, të cilën do ta zyrtarizojë shumë shpejt.

Disa vite nga ndarja me modelen e njohur, Afërdita Dreshaj këngëtari ka rigjetur sërish dashurinë. Si Shpati dhe Afërdita ndoqën rrugëte tyre, ai iu përkushtua më shumë karrierës muzikore, ndërsa bukuroshja biondde siç dihet, ka kurorëzuar në martesë, një vit më parë, dashurinë me sportistin Jakub Kindl.

Ditën e premte këngëtari ka qënë ftuar në emisionin “Mirage” ku deklaroi se së shpejti do të shpallë fejesën, pa zbukluar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën.

“Shpati është në një lidhje që do ta zyrtarizojë shumë shpejt, por kur të ketë të reja, vjen lajmi. Është koha, u bëra 33 vjeç. Por kur të ketë diçka për zyrtarizim, do jem unë ai që do e them.

Po, fejesë normal që do të ketë. Afër jemi. Takohemi rrallë, sepse ajo është në Kosovë, unë në Shkup, po kontaktojmë falë Zotit me Whatsapp-in”- këngëtari i njohur për partneren e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb