Presidenti i Republikës Ilir Meta tha se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga KLGJ për Ardian Dvoranin.

“Kjo është një çështje tepër elementare, edhe një student i juridikut që e ka marrë notën 5 pa mik e ka të qartë. E vetmja gjë që mbetet e paqartë është nëse zotëria në fjalë e ka mbaruar mandatin e dytë apo jo, meqë mandati i parë i ka mbaruar që në 2014. Nuk kemi të bëjmë me një individ por me integritetin e Gjykatës së Lartë. Kjo çështje është për t’u bërë film”, tha Meta për “Tempora”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb