TIRANË- Një 31-vjeçare ka denoncuar në polici një ngjarje të pakëndshme që i ka ndodhur në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare, 31-vjeçarja me iniciale A.Q., banuese në Tiranë mbrëmjen e djeshme në orën 20:00 ka mbërritur në polici ku ka denoncuar se në orën 18:00, në rrugën “Xhemal Tafaj”, e ka kafshuar një qen i kishës Protestante që drejtohet nga pastori i njohur Akil Pano, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Pas kallëzimit, policia i ka kaluar materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb