BERAT

Një 33- vjeçar me inicialet L.D, u arrestua nëLapardha të Beratit për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ishte bashkëshortja e tij e cila e kallëzoi dhe Policia mori menjëherë masat duke e arrestuar.

Tashmë Policia ka referuar në Prokurorinë e Beratit materialet për veprën penale ”Dhuna në familje”.

NJOFTIMI I POLICISË

Berat

Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, arrestohet në flagrancë nga Policia. Specialistët e Seksionit për Dhunën në Familje në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhunës në familje, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. D., 33 vjeç, banues në Lapardha, Berat, pas kallëzimit të bashkëshortes së tij se ai ushtronte dhunë të vazhdueshme fizike dhe psikologjike. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb