Zëvendës presidentja Kamala Harris tha sot se evropianët që kolonizuan SHBA filluan një valë shkatërrimi për kombet fisnore, duke dhunuar, duke vjedhur tokë dhe përhapur sëmundje.

Në Kongresin Kombëtar të Indianëve Amerikanë, Harris diskutoi historinë e kolonizimit në Amerikë dhe lidhjen e tij me komunitetet autoktone të sotme.

“Ne nuk duhet të largohemi nga kjo e kaluar e turpshme, dhe ne duhet të hedhim dritë mbi të dhe të bëjmë gjithçka që mundemi për të adresuar ndikimin e së kaluarës në komunitetet vendase sot,” tha Harris.

Harris vuri në dukje disa pabarazi me të cilat përballen komunitetet vendase, siç janë normat më të larta të papunësisë, varfërisë dhe epidemia e grave dhe vajzave të zhdukura.

“Sot ne e dimë se gratë dhe vajzat vendase mungojnë dhe vriten me ritme alarmante. Kjo është një epidemi dhe duhet të marrë fund, “tha Harris.

Harris foli gjithashtu për angazhimin e administratës Biden për të nderuar sovranitetin fisnor dhe për të investuar në komunitetet autoktone, duke përfshirë një njoftim se administrata do të rinegociojë programin 477, të përshkruar nga Harris si një nismë që do të lejojë fiset të marrin vendime se si të ofrojnë dhe zbatojnë shërbimet federale.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: