Kryeministri Edi Rama ka treguar prapaskenat e vizitës së djeshme të presidentit Erdogan në Kryeministri.

Kreu i qeverisë i ka dhuruar një prej punëve të tij kreut të shtetit turk, një vazo me ngjyra dhe forca të veçanta.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama: E kam bërë vetë me këto duar. Jam artist serioz unë (qesh) Siç thashë, dua që të shkojë në shtëpi kjo. Se e kam parë që zonja e kupton më mirë artin tim. Këto janë nga pjekja.

Erdogan: Do ta marr në shtëpi, do ta vendos në vendin më të mirë. Do e marrim që tani.

Rama: Se kemi paketuar se është pak e rrezikshme, por ta mbajmë me kujdes. Faleminderit për këtë vazo.

Erdogan: Kjo është fundore prej sarajit që kemi në Stamboll, prej shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: