TIRANE

Më 25 shtator blogerja Armina Mevlani kurorëzoi dashurinë e saj në martesë me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Dasma bëri bujë të madhe në media, ku të ftuarit VIP ishin të shumtë. Shumë pyetje i janë bërë blogeres në lidhje me dasmën dhe muajin e mjaltit.

Nisur nga dasma që Armina Mevlani organizoi me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, blogeren e kanë konsideruar nusen më dashuri në Tropojë.

“Je një ndër njerëzit me shpirtin më të bukur, e je nusja me dashuri në Tropojë nga Tropoja vjen mesazhi”, i ka shkruar dikush Arminës.

“Tropojanët janë fantastik! Njerëzit me shpirt të madh. Këtë e kam mësuar dita ditës falë Shkëlzenit dhe fisit të tij”, i është përgjigjur blogerja e njohur fansit.

Kujtojmë që në dasmë Armina kërceu Vallen e Tropojës e veshur me kostum popullor dhe i mahniti të gjithë.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: