Deputetja e Partisë Demokratike Andia Ulliri, është bërë sot pjesë e protestës së banorëve të Bërxullës.

Ajo ka deklaruar se në lidhje me problematikat e ngritura nga banorët, institucionet duhet të marrin masa konkrete, ndërsa ka evidentuar se ka mungesa transparence në lidhje me projektin.

Ulliri ka deklaruar gjithashtu se problematikën e këtyre banorëve e ka ngritur edhe në Kuvend.

“Kam folur disa herë në Parlament, sepse është një çështje që prek të gjithë banorët e Krujës, është një kauzë e përbashkët. Një nga problemet është mungesa e transparencës për projektin dhe si do të zbatohet ajo”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se banorët e Bërxullës, të cilët preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar, kërkojnë një rivlerësim të vlerës së tokës, banesave si dhe rishikimin e mundësive për nënkalime dhe mbikalime në rrugë në mënyrë që banorët të kenë akses në parcelat me të cilat ushqejnë familjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb