Tetyana duket e humbur. Ajo po pastron banesën e saj pasi një shpërthim rakete theu xhamat në bllokun e saj të apartamenteve në një lagje të Kievit. Asnjë xham nuk ka mbetur për të mbrojtur shtëpinë e saj nga era e hershme e pranverës. Ballkoni i saj është kthyer në gërmadha.
Ajo na thotë se u zgjua me alarmin për sulm ajror rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm dhe pa raketa që “fluturonin në qiell”.
“U largova nga dritarja dhe më pas – bum! Xhami i thyer më goditi shpinën”, thotë ajo. “Isha e tronditur!”
Ajo jeton në një nga tre ndërtesat shumëkatëshe të banimit të dëmtuara nga një predhë në Kiev këtë mëngjes. Në njërën prej tyre u vranë pesë persona.
Tani Tetyana planifikon të largohet përkohësisht nga banesa ku jeton prej 33 vitesh dhe ku është rritur mbesa e saj.
“Luftën e kam parë vetëm në filma, e kam kujtuar vetëm nga TV”, shton ajo. “Tani e kam përjetuar vetë.”
