TIRANE

Në një tryezë me miq e të ftuar që kanë qenë pjesë e sezonit të fundit në “E Diell”, ishte i ftuar edhe Renis Gjoka. Si të gjithë, edhe ai foli për vitin që lamë pas, i cili e bëri edhe baba për herë të parë, për sukseset, si edhe për planet e projektet e vitit 2020.

Por para se Renisi të tregonte si ishte 2019-a për të, Fjoralba e prezantoi si artistin “që e kam pasur fiksim para shumë vitesh…”. Aty për aty, ndërhyrja e Ervinit “si e ke pasur fiksim, si këngëtar apo si mashkull?” dhe përgjigjja e Fjoralbës “po të dyja mo…” e “tronditën” Renisin, kështu që iu desh ta merrte pak veten para se të përgjigjej: “Prit një herë të përtyp këtë që sapo dëgjova..”, – tha ai pas pyetjes së Fjoralbës “Si ka qenë 2019-a për ty?” shkruan Class.

Kaq u desh që të gjithë të ftuarit dhe publiku të shpërthenin në të qeshura, por këngëtari i njohur i skenës nuk e la pa ia kthyer komplimentin Fjoralbës: “Meqë ra fjala, po e them publikisht je shumë, shumë simpatike…”Më fal, si ishte pyetja? Ah, si ka qenë 2019-a për ty? Ok….
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: