TIRANË

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e kaluar Turqinë Lindore duke shkaktuar viktima e të plagosur dhe shkatërrimin e dhjetëra objekteve.

Kryemadhi thotë se ka përjetuar me hidhërim të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe se ne më mirë se kushdo e dimë sa e rëndë është kjo situatë duke qëndruar pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre.

Kryetarja e LSI uron që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme.

“Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditin Turqinë dhe popullin turk.
Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.
Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.
Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike. Zoti qoftë me ju! ????”, shkruan Kryemadhi.

Kembesor
Kembesor
Kryemadhi Fb
Kryemadhi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb