Massimiliano Allegri ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Real Madridin para se të emërohej trajner i Juventusit.

Trajneri u rikthye te Zonja e Vjetër, pas shkarkimit që i kishte ndodhur në vitin 2019.

Derisa mbajti konferencën e parë për media, duke u prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Biankonerëve, Allegri ka thënë se ai ka refuzuar Real Madridin.

“E kam refuzuar Real Madridi që të bëhej trajner i ri, po. Dua t’u them faleminderit për mundësinë, mirëpo e dua Juventusin”, ka thënë trajneri.

Allegri tashmë ka filluar fazën përgatitore me skuadrën italiane, derisa shpreson që të rikthejë titullin e Serie A sërish ën Torino.

 

Juventusi po ashtu konfirmoi se Giorgio Chiellini shumë shpejt do të rinojë kontratën, derisa po vazhdojnë bisedimet me Paulo Dybalan.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb