Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij të takimeve në Lezhë, ku ka inspektuar zona të ndryshme të qytetit. Teksa është ndalur një thertore, kreu i qeverisë kërkoi nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe ne ato të brendshme të mbajnë maska.

Po ashtu ai komentoi edhe infektimin me COVID-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa theksoi se ai vet kishte ruajtur distancën me të.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, tha Rama duke qeshur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: