Një spanjoll ka rrëfyer për mediat vendase se si ra pre e mashtrimit, në një nga faqet e reklamave seksuale në internet. Burri tregoi se ka bërë mbi 30 denoncime në Polici për këto mashtrime, ndërsa ka treguar se për këtë e kanë kërcënuar nëpërmjet telefonit dhe Whatsapp-it.
Në njërin prej rasteve, viktima e shantazhit ka paguar më shumë se 30 mijë euro derisa denoncoi rastin në polici.

“Do t’ju thyejmë këmbët” është një nga mesazhet më të përsëritura në bisedat e përgjuara nga policia Kombëtare.
“Kallëzuesit na kanë ardhur të frikësuar nga kërcënimet pasi u janë marrë edhe të dhënat e tyre personale”, thuhet nga njësia e specializuar e Policisë Kombëtare.
Ky është rasti i Javier, 64 vjeç, i cili në nëntor të vitit të kaluar u kontaktua nga një numër që nuk ishte ruajtur në celularin e tij.

“Dukej se emri ishte Mikhail dhe kishte një foto në profilin e një mashkulli me gjoks të zhveshur, kokë të rruar dhe plot tatuazhe. Ishte e tmerrshme” kujton ai.
Mikhail i shkroi duke i thënë se “shefi i tij ishte shqiptar, se ai nuk fliste spanjisht dhe se i kishte shqetësuar vajzat që kishte në shtëpi”, shkruajnë mediat spanjolle.

“Më dërgoi video dhe foto të një burri duke përdorur disa armë zjarri. Më tha se e dinte se kush isha dhe se duhet t’u paguaja para, nëse nuk doja që të më thyheshin këmbët”, tregon Javier.
Policia Kombëtare e Navarrës shpjegon se “autorët e këtij mashtrimi ngarkojnë në faqe të internetit reklama false të grave që ofrojnë shërbimet e tyre seksuale në këmbim të parave, si faqe pasion.com ose navarsex.com. por që nuk dalin kurrë në takim.

Me informacionet personale ata fillojnë të zhvatin viktimat duke i kërcënuar se “S’po e kuptoni seriozitetin e problemit tuaj”, “Do t’ju thyejmë këmbët”, si dhe iu dërgojnë video dhe foto kërcënuese që tregojnë armë zjarri.
Sipas Javier, “kisha vërtet frikë, sepse kërcënimet ishin shumë të besueshme: të thërrasin me emrin tënd, të thonë se e dinë se ku jeton…”.
Kërcënimet kanë ndikuar në rastin e tij, pasi ka bërë një pagesë prej 500 eurosh.

“Më kanë shkruar me WhatsApp në adresën e një dege bankare dhe më kanë dhënë një numër llogarie. Shkova menjëherë për të bërë pagesën prej 500 eurosh”, thotë ai.
Pasi ka hyrë brenda ka shkuar në Komisariatin e Policisë Kombëtare për të bërë denoncimin denoncuar.
“Më thanë se ishte një mashtrim dhe se nuk duhet të paguaja më para. Ata më shpjeguan se ishte një mashtrim, se kishte edhe njerëz të tjerë që ishin prekur nga kjo gjë dhe se kjo po ndodhte në të gjithë Spanjën”, shprehet 64 vjeçari.

“Megjithëse më kërkuan sërish para, nuk i pagova më. Madje u thashë që po i prisja, të vinin të më merrnin. Më pas nuk më shqetësuan”, shton ai.

“Të gjithë personave që vijnë për të denoncuar këtë lloj krimi u themi se është një mashtrim dhe u rekomandojmë të mos paguajnë, zhvatësit nuk do të insistojnë që dikush të mos paguajë, sepse kanë piketuar shumë viktima të mundshme”, shpjegojnë agjentët e policisë.
Kështu ka ndodhur me një nga viktimat, i cili ka bërë pagesa të njëpasnjëshme për një shumë totale prej më shumë se 30 mijë euro.

“Kur nuk mundi të bënte më pagesa, shkoi në zyrat tona dhe bëri denoncimin. Ai është një person që kishte shumë frikë për integritetin e tij fizik dhe të familjes. Ka parë tmerr me sy”, shton më tej një nga agjentët e policisë.

Burimi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb