Trajneri i Laçit, Shpëtim Duro është shprehur i zhgënjyer pas barazimit me Teutën që e lë skuadrën e tij në vendin e katërt.

Duro thotë se e ka paralajmëruar që do të ketë surpriza javën e fundit të kampionatit, teksa nuk e përjashton që edhe Laçi mund të ishte kampion.

Ai thotë se Laçi i ka arritur tashmë objektivat, por fitimi i titullit mund të ishte një moment që nuk do të harrohej asnjëherë për ekipin verior.

 

 

“E kam thënë në intervistën mbas ndeshjes me Tiranën, që do ketë surpriza javën e fundit. Deri në momentet e fundit, mund të ishim ne kampionë. Vllaznia është surpriza e kampionatit. U gëzuam që arritëm objektivin, si erdhi puna, kishim kampionatin në dorë, 2 pikëshi  i humbur me Korçën është i pafalshëm. Futbolli i tillë është. Për Laçin mund të ishte një titull që nuk do të harrohej asnjëherë.

Falenderova skaudrën për këtë super kampionat që kanë bërë këtë sezon për këtë supersakrificë. Skuadra jonë ka marrë pikë me djersë dhe sakrificë.

Ne jemi në Shqipëri dhe i marrim vesh gjërat. Ka skuadra që stërviten në një terren. Prandaj jam krenar me skuadrën, se ka bërë një kampionat të pastër dhe çdo gjë e kanë marrë me djersë dhe sakrificë. Kemi bërë 10 ndeshje për 3 javë. Kemi pasur probleme, kemi pasur ngarkesë të jashtëzakonshme. 3 mesfushorë mos ndërrohen asnjëherë dhe të përballojnë 10 ndeshje, është një ngarkesë e jashtëzakonshme.

Me këtë kontigjen e kemi përballuar këtë kampionat, kemi lënë mbrapa disa skuadra që kanë shpenzuar shumë dhe nuk janë fare në Kupat e Europës. Goditja psikologjike sot na ngarkoi. Nëse Harmoni do të shënonte ishim ne kampionë sot, ka pishmane, por ky është futbolli. Java e fundit them që s’do ketë surpriza. Në qoftë se ne fitonim sot ishim kampion.

Ky është një kampionat që do të mbahet mend te Laçi. E kam marrë -9 pikë nga Vllaznia dhe isha pretendent për kampion deri më sot. Arritëm objektivat. Në këtë kampionat mund të dilje kampion, por edhe jashtë Europës, si Tirana dhe Kukësi me super investime. Bashkëpunimi ka qenë pozitiv këtë sezon.

Kemi pikëpamje të njëjta me presidentin për strategjinë. Kam dëshirë të vazhdoj. Por duhet të jetë një kombinacion i përbashkët mes presidentit dhe trajnerit. Nuabueze ishte një arsye, mungesa e tij, ndikoi. Kemi probleme me shënimin e golave, u pa dhe sot”, u shpreh Duro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb