Senegali, Hollanda, USA dhe Anglia janë skuadrat e para që kualifikohen për në fazën 1/16 të Botërorit të Katarit. Kompeticioni madhor sa vjen e bëhet më interesant, teksa tashmë shumë shpejt do të hyjmë në një  fazë të nxehtë. I ftuar në Qatar n’24 në News 24 ishte trajneri i Kombëtares së të rinjve, Alban Bushi.

“U mërzita shumë që Irani nuk bëri gol, po bëja tifozllëk për ta dhe doja të shënonin në fund. Amerika ishte shumë lart.

Anglia ishte e fortë në të gjitha aspektet. Goli erdhi me vonesë. Duhej të vinte më shpejt. Që kur u  fut në fushë, Uellsi ishte i humbur. E kam thënë që kur shifja Uellsin, thoja pse të mos ishte edhe Shqipëria.

Foden- Trajneri e shikon lojtarin përditë. Janë shumë gjëra që trajneri shikon. Tifozi shikon vetëm ndeshjen. Këta janë profesionistë, nuk kanë qejfmbetje. Foden është një nga të rinjtë më të mirë në botë” – Tha ai.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: