Avokati 24-vjeçarit nga Taxhikistani, Komron zukhurov, Asllan Dogjani, tha se i ka kërkuar Gjykatës së Tiranës të zbusë masën e sigurisë “arrest me burg” për klientin e tij.

Duke folur për media pas vendimit të gjykatës, Dogjani u shpreh se 24-vjeçari ka ardhur në Shqipëri për të vizituar hallën e tij, dhe se sipas tij, nuk është e vërtetë që ai ka ardhur bashkë me dikë tjetër për të kryer sulm.

“Kërkoj të mos ekzagjerohen lajmet, pasi sjell pasoja morale për një vend dictatorial si Taxhikistani. Shërbimi sekret ka marrë gjithë familjen e tij dhe po i terrorizon, pasi është një vend më keq se regjimi i Enver Hoxhës.

Vjen për herë të parë në Shqipëri te halla e tij, nuk ka qenë asnjë herë tjetër. Klienti ka shkuar vetë në polici, vullnetarisht, dhe është e pavërtetë që ka ardhur në vendin tonë me dikë tjetër.

Ne kemi kërkuar masë sigirimi më të butë. Klientit tim i rrezikohet jeta në vendin tij, pasi atje e kanë dhunuar, duke përdorur edhe rrymë elektrike në trupin e tij. Ai ka ardhur me vizë në Shqipëri, për vizitë te halla e tij. Ai është një djalë shumë I mirë, është i martuar dhe pret një fëmijë. I ngelet hetimit në Gjermani të provojë, nëse ai ka kryer një vepër penale”, tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb