“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij. Ai ka publikuar mëngjesin e sotëm një video ku prezantohen ambientet e reja të bashkisë së Korçës të rinovuara tërësisht.

Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.

“ERTV Live?: Korçë – Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës?”, shkruan Rama.

Rama Fb
Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb