ANGLI- Një shqiptar në Angli ka pranuar se kishte trafikuar 1 kg kokainë në një parking makinash.

Mësohet se shqiptari, Olsi Dama, 29-vjeçar, po transportonte drogë me makinë në Londër, ndërsa arrestimi i tij është kryer në mesditën e 14 gushtit. Pas kontrollit, autoritetet britanike i gjetën të riut shqiptar kokainë, e cila në vlerë tregu, kapte shifrat e 100 mijë paundëve.

Shqiptari i ndihmuar edhe nga përkthyesi deklaroi se mbante me vete kokainë të klasit të parë, ndërsa më pas do ta shpërndante në pikat ku ishte porositur.

Vendimi pritet të jepet me 8 tetor, ndërsa më pas ai rrezikon deportimin drejt Shqipërisë.

“Avokati në gjykatë theksoi se klienti i tij ishte një emigrant i jashtëligjshëm, i cili kishte pranuar për ta transportuar pakon me drogë në Plymouth në këmbim të parave, nga një person që e kishte takuar në një nga restorantet e Londrës”, raporton “plymouthherald.co.uk”.

Gjithashtu, në argumentet mbrojtëse, avokati shtoi se shqiptari ishte nën presion dhe se po merrte udhëzime me mesazhe për destinacionin se ku duhej shpërndarë droga, në kohën kur u arrestua nga policia britanike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb