Kamera e vendosur në uniformën e një polici britanik, ka kapur momentin kur një i dyshuar e tërheq zvarrë me makinë, teksa ai tenton të arratiset.

Kieron Poople, nga policia e West Midlends, ka thënë se ishte i frikësuar se jeta e tij aty do të merrte fund, pas i dyshuari e tërhoqi zvarrë me makinë për më shumë se 10 metra.

Incident ka ndodhur më 25 janar të vitit të kaluar, por vetëm tani janë bërë publike pamjet.

Zyrtari policor ishte konfrontuar me 18-vjeçarin Muhammad Nadeem, i cili po tymoste kanabis brenda makinës, kur ky adoleshent menjëherë tentoi të arratiset, duke ia zënë policit dorën brenda automjetit që e tërhoqi zvarrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb