RUSI

Rusia në muajin maj ka shënuar shifra të larta sa i përket COVID-19 duke regjistruar nga mbi 10 mijë raste në ditë. Kjo do të thotë se Rusia është e treta në Europë dhe e katërta në botë sa i përket rasteve në total duke lënë pas edhe Italinë, Francën dhe Gjermaninë.

Pavarësisht se vendi me sipërfaqjen territoriale më të madhe në botë ka 221 mijë të infektuar me COVID-19 dhe 2 mijë viktima, kjo nuk e ndalon Presidentin Putin të lehtësojë masat.

Nga nesër, 12 maj nuk ka më masa ndaluese për gjithë sektorët ekonomikë në Rusi teksa do të ketë lehtësime në lëvizje për zonat që u goditën më pak nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb