Dy vëllezër shqiptarë kishin menduar një metodë jo fort të dëgjuar më parë për të fshehur kokainën që e transportonin drejt klientëve të tyre. Të rinjtë, 24 dhe 26 vjeç, identiteti i të cilëve nuk është bërë publik, vepronin në zonën e Pires në Greqi, dhe për të mos rënë në sytë e policisë apo dhe qytetarëve, kishin zgjedhur që kokainën, gati për ta shitur, ta fshihnin në gjoksin e partnereve të tyre, ndërsa nuk kanë kursyer dhe një foshnjë, duke e përdorur jo pak herë si kamuflim.

Por kjo ide duket se nuk ka rezultuar si ata e prisnin, pasi janë pikasur nga efektivët grekë.

Ndërsa çiftet kishin dalë për të bërë shpërndarjen, njëri prej tyre qëndronte në një makinë “Smart” së bashku partneren dhe foshnjën e tyre, ndërsa 26 kishte parkuar makinën e tij “Fiat” pranë vëllait, dhe ndodhej brenda së bashku me të dashurën.

Pas kontrollit të ushtruar nga, është konstatuar se partnerja e 24-vjeçarit kishte fshehur në gjoks 3 qese të vogla me kokainë, ndërsa partnerja e 26-vjeçarit po ashtu me të njëjtën “skemë”, kishte fshehur drogë, si dhe 460 euro.

Para efektivëve të policisë partnerja e 24-vjeçarit ka deklaruar se droga ishte e burrit të saj dhe e kishte fshehur që ai të mos arrestohej.

Ndërkohë dy shqiptarët kanë deklaruar se drogën e kishin për përdorim personal, por kjo nuk i ka bindur policët grekë.

“Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge në vend të shumës 400 euro, për të pasur për dy ditët dhe ua dhamë grave tona për ta mbajtur”, janë shprehur ata.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb