TIRANË

Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka vijuar replikat me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, i thirrur prej tij në interpelancë.

Salianji deklaroi se policisë i kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme kriminale. Ai përmendi disa emra nga bota e krimit.

“Me këto shifrat po na e kaloni në matematikë se deri tani ka mbajtur dikush këtej rekord në matematikë. Do ta them tani se pse. Nuk kam dëgjuar për ju akuza si për ministrat paraardhës, pro që flisni njësoj si ministrat e tjerë paraardhës. Në çdo rast çdo ministri paraardhës i juaji ka thënë situata më e mirë e rendit.

Norma e vrasjeve për 100 mijë banorë, Shqipëria është e pesta. Nuk mund të bëjmë llogaritje të tilla që 10 karikatorë baras me 20 plumba. Më shkruajnë prindër të viktimave policia ishte 50 m larg dhe nuk ndërhynte dot. Si në Elbasan për zgjedhjet, policia ishte aty dhe ishte e pafuqishme.

Nuk u përgjigjët cili është objektivi që ka drejtori i ri i Policisë së thatë për atë që ishte se nuk e kishte përmbushur.

E thotë vartësi juaj, drejtori i Policisë, përforcimi i zbatimit të ligjit. Finalizimi i reformës në policinë kriminale, vetëm kjo është konkrete. Thatë që nuk ka dështuar procesi i vettingut, po si nuk ka dështuar, keni kaluar në vetting 50 punonjës nga 12 mijë e kusur. Vetëm punonjës që paguan buxheti sot ka harxhuar miliona euro. Imagjino ju që thoni që do sjellim një ligj që vettingun e policëve, atyre që kanë investuar në shkollim do e bëjë i famshmi Ardi Veliu i pashkollë. Atij jepini abetaren. Në një letër dorëheqje ka bërë 50 gabime gramatikore. Ju doni kontroll tjetër se erdhën zgjedhjet që t’i përdorni për grupet kriminale. Ju kanë ikur persona me rekorde të tmerrshme. Policia e Shtetit matet me objektiva konkretë, të ka thënë ish drejtori jot i përgjithshëm se operacioni Plumbi i Artë është dekonspiruar. Ju kanë ikur personat me rekordet më të tmerrshme, di gjë ku e ke Talo Çelën. Kur del e-maili që policia di që ai qarkullon në mes të qytetit, ndërkohë që nxirrni policët me nga dy turne në postblloqe. Ku e keni Suel Çelën, po Fatos Goga, Florenc Çapja, Kamber Mehja.

Po Ervis Martinaj ku është? Si jepni dot përgjigje, nëse është gjallë apo vdekur. Ju e dini, dhe po e them këtu atë që qarkullon nën zë te drejtuesit e policisë. 5 minuta para se të shkonte në hotel policia e shtetit, e keni lajmëruar që të largohej, sepse keni pasur tjetër plan”, tha Salianji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb