Heidi Klum po kujton ditët e lavdisë së Victoria’s Secret dhe kohët e fundit nuk ndalet së postuari foto nudo në Instagram duke treguar format e saj perfekte për miqtë e saj në internet.

Duke kujtuar kohën e saj që ecte nëpër pasarelat mahnitëse të markës së famshme të të brendshmeve, Klum shfaqi garderobën e saj të nxehtë në një video dhe pozoi me të brendshme, duke i lënë shumë pak vend imagjinatës.

Pak para se të dashuruarit të festojnë festën e tyre, Klum ka ndarë me femrat sekretet e saj “fajtore”, duke dhënë disa ide, të cilat te gjithë mund ti veshim ne Ditën e ‘San Valentinit’.

49-vjeçarja, e cila shënon një karrierë 30-vjeçare si modele, duket se po e shijon në maksimum moshën e saj, para se të mirëpresë dekadën e saj të gjashtë të jetës.

Klum me postimet provokuese, të cilat shpeshherë lënë pak në imagjinatën e fansave të saj, ka dashur këtë herë të tregojë të brendshmet e saj seksi. Duke tundur trupin dhe e veshur me ‘rroba’ të zeza, transparente dhe leopardi, ajo çmend ndjekësit e saj.

Në mbishkrimin e postimit “E keni zgjedhur veshjen tuaj të Shën Valentinit? duke e shoqëruar pyetjen e saj me një mori zemrash të kuqe, modelja ka fikur komentet e fansave të saj dhe për momentin vetëm pyetja e saj zbukuron videon “hot”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb