Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar me burg, pasi përdori videon intime të ish-partneres së tij 22-vjeçare, duke e shantazhuar dhe kërcënuar atë.

25-vjeçari ka publikuar video si shenjë hakmarrjeje ndaj ish-të dashurës së tij pasi kjo e fundit vendosi t’i japë fund lidhjes me 25 vjeçarin shqiptar.

Fillimisht ia dërgoi videon asaj dhe nënës së të resë. Por 25-vjeçari nuk u ndal me kaq, ai e shantazhoi dhe e kërcënoi atë se do ta shpërndante videon në ambientet e punës.

Në këtë mënyrë 22-vjeçarja vendosi të kontaktojë Prokurorinë e Krimeve Kibernetike.

I riu shqiptar u arrestua nga autoritete dhe u shpall fajtor duke u dënuar me dy vjet e tre muaj burg.

Avokati mbrojtës i 22-vjeçares Gabriel Gavriilidis, bëri thirrje për ndryshim të ligjit për personat që shantazhohen me videot intime.

‘Dënimi me dy vjet e tre muaj burg nuk mund ta justifikojë dëmin që i është bërë klientit’, ka thënë avokati, duke shtuar se rreth 1500 gra kryejnë vetëvrasje çdo vit në mbarë botën vetëm sepse dikush vendos të hakmerret ndaj tyre duke i postuar foto ose video intime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: