Më në fund ka ardhur edhe zyrtarizimi nga Chelsea për shkarkimin e Antonio Conte-s. Italiani largohet nga ‘blutë’ e Londrës pas 2 vitesh me 1 kampionat dhe 1 “FA Cup” të fituar.

Gjithsesi ky vendim nuk është pritur mirë nga 48-vjeçari që sipas “Goal.com” ka vendosur të hedhë në gjyq klubin. Italian pretendon që Chelsea të dëmshpërblejë atë dhe pjesëtarët e tjerë të stafit me një shumë prej 9 milionë stërlinash.

Mediat italianë ndërkohë së fundmi raportojnë se Chelsea ka vendosur të mos i hyjë kësaj çështje. Për këtë arsye në ditët në vijim do të dëmshpërblejë Conte-n dhe stafin e tij.

Kujtojmë që kontrata e Conte-s me Chelsea-n përfundonte në qershor të 2019. Ndërkohë pritet që shumë shpejt vendin e Conte-s te ‘blutë’ ta zërë një tjetër italian, Mauricio Sarri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb