Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i është përgjigjur ministrit të Jashtëm grek, i cili i dërgoi një letër Komisionit Evropian duke i kërkuar të vendosen menjëherë masa, pasi sipas tij, Ankaraja po shkel marrëveshjen e unionit doganor. Erdogan ka deklaruar se vendi i tij është i vendosur të vazhdojë shpimet e saj për burime të energjisë në rajonin e Detit të Zi.

Sic transmeton Anadolu Agency, duke folur në një konferencë për media pas një takimi disa orësh të kabinetit në kompleksin presidencial në kryeqytetin Ankara, Erdoğan tha se zbulimi i kësaj fundjave në Detin e Zi që rriti kapacitetin e rezervave të mëparshme të gazit natyror nga 320 në 405 miliardë metra kub, më në fund në një farë mase do të lejojë Turqinë të përmbushë nevojat e saj hidrokarbure.

Ai shtoi se anija turke e shpimit “Fatih” do të fillojë operacionet e reja muajin e ardhshëm.

Presidenti turk theksoi se më shumë “lajme të mira do të ketë” për vendin e tij, pasi muajin tjetër anija e shpimit është planifikuar të fillojë operacionet në një pus të ri të Detit të Zi, respektivisht në pusin Turkali 1.

Më tej, Erdoğan tha se gazi natyror që do të nxirret do të kontribuojë ndjeshëm në paqen, prosperitetin dhe sigurinë e Turqisë, pasi vendi gëzon përfitime financiare nga zbulimet.

Ai tha se zhvillimi i Turqisë ka çuar në përfshirjen e vendit në çështje të jashtme për shkak të historisë së saj dhe arsyeve të tjera të detyrueshme, pasi ajo, siç tha presidenti, kurrë nuk mund të braktisë njerëzit e pafajshëm në nevojë të madhe.

Presidenti Erdoğan theksoi se Turqia nuk mund të lejojë që Iraku të bëhet një strehë e sigurt për terroristët, as që sirianët të vuajnë nga duart e grupeve terroriste apo regjimi, as që puçistët të shpërbëjnë Libinë. Ai po ashtu tha se vendi i tij nuk mund të lejojë shkelje të të drejtave të Turqisë apo të Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC) në rajonin e Mesdheut Lindor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb