Gjeorgjia, një ish-shtet sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë “menjëherë” për anëtarësim në BE. Kështu deklaron partia në pushtet ‘Ëndrra Gjeorgjiane’. Ky veprim vjen një ditë pasi Parlamenti Evropian mbështeti ofertën e Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

Kryetari i ‘Ëndrrës Gjeorgjiane’ Irakli Kobakhidze iu tha gazetarëve se po i bënte thirrje BE-së që të shqyrtonte kërkesën e tyre në mënyrë urgjente, për t’i dhënë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE”.

Gjeorgjia është përfshirë nga demonstrata të mëdha pas pushtimit rus në Ukrainë. Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane – Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë – që nga viti 2008, kur forcat ruse dëbuan trupat gjeorgjiane prej këtyre zonave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: