E ardhmja e Paul Pogba tek Man.United është e gjitha për tu përcaktuar. Kontrata e francezit me “djajtë e kuq” skadon më 2022, kjo pasi United me anë të një klauzole ka të drejtë të rinovoj kontratën edhe me një tjetër vit në fund të këtij sezoni, por prej kohësh flitet për një largim të tij, fakt të cilin e shprehu publikisht edhe agjenti Mino Raiola. Juventus dhe Real Madrid janë dy klubet që kërkojnë me insistim shërbimet e tij por as trajneri Solskajer nuk ka ndërmend të dorëzohet:

Pogba
Pogba

“Shpresoj që të fitojë këtu dhe të qëndrojë. United është gjithnjë në kërkim të trofeve, sa më shumë trofe të fitojmë aq më shumë lojtarët do të kenë dëshirë të qëndrojnë, Pogba dëshiron pikërisht këtë, shpresoj që ta arrijë”, u shpreh Solskajer duke shtuar: “Ai e dashuron futbollin, ka një sjellje shumë të mirë në stërvitje, është lojtari më ambicioz në skuadër, na takon neve të fitojmë trofe dhe kjo mund të bëjë që ai të qëndrojë”, theksoi trajneri i Man.United në një interviste për ESPN.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb