Marash Kumbulla është një nga emrat më të lakuar në tregun e transferimeve në Serie A. Situata e vështirë që po kalonte qendërmbrojtësi kuqezi, duke mos gjetur hapësira në formacionin e Romës, bëri që për Kumbullën të interesoheshin shumë klube. Nga Torino tek Fiorentina, ndërsa së fundmi në skenë doli dhe Napoli.

Kumbulla
Kumbulla

Pavarësisht këtij fakti, drejtuesit e Romës kanë vendosur të mos pranojnë asnjë ofertë që vjen në drejtim të Kumbullës, duke e konsideruar të pashitshëm. Drejtuesit kanë besuar gjithnjë tek Kumbulla ndërsa së fundmi është bindur edhe Mourinho duke i kërkuar ndjesë publike pas ndeshjes me Cagliari.

Vetë lojtari në asnjë moment nuk ka shprehur dëshirën për tu larguar por me qetësi dhe përulësi ka punuar shumë për të fituar një fanellë titullari.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb