Ylli i Ajax, Matthijs de Ligt, është kurorëzuar “Golden Boy” i vitit 2018, si lojtari më premtues U-21 në Europë. I lidhur me kampionët e La Liga-s (Barcelona) dhe ata të Premier League (Manchester City), ndër të tjera, qendërmbrojtësi 19-vjeçar e fitoi çmimin e organizuar nga “Tuttosport”, pasi mori më shumë vota nga një panel ndërkombëtar.

De Ligt mundi bashkatdhetarin dhe mesfushorin e Romës, Justin Kluivert, Trent Alexander-Arnold të Liverpulit, Patrick Cutrone të Milanit dhe Vinicius Junior të Real Madridit. Ky çmim u fitua nga ylli i PSG, Kylian Mbappe, vitin e kaluar. Kluivert është parë më parë si udhëheqës i votimeve për këtë trofe individual, por në vend të kësaj, ish-shoku i tij i Ajax u njoh të hënën si fituesi i vitit 2018.

De Ligt luan me kombëtaren e Holandës, është nën kontratë me Ajax deri në vitin 2021. Ai ka qenë një zbulim, teksa e ka bërë debutimin e tij për Ajax në vitin 2016, duke u vendosur në zemër të mbrojtjes së klubit të njohur të “Eredivisie”.

Thirrjen e parë ndërkombëtare e mori vitin e kaluar, teksa në vijimësi, De Ligt u shndërrua në një lojtar kyç për kombëtaren e drejtuar nga Ronald Koeman, duke bashkëpunuar me Virgil van Dijk, në vijën e prapme.

Fituesit e mëparshëm të çmimit në fjalë përfshijnë Mbappe, Paul Pogba, Wayne Rooney, Raheem Sterling, Isco dhe Lionel Messi. De Ligt është mbrojtësi i pare, ndonjëherë, që e fiton “Golden Boy”. Tetë mesfushorë dhe shtatë sulmues e kanë fituar atë çmim më pare. Ai bëhet i dyti holandez që triumfon në këtë drejtim, pas fituesit të vitit 2003, Rafael van der Vaart, i cili, gjithashtu, ishte pjesë e Ajax në atë kohë.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: