Te Tottenham nis misioni për të blinduar Harry Kane. Sulmuesi është në shënjestër të disa prej klubeve më të pasur të botës, por Manchester City dhe Paris SG kanë bërë prej kohësh hapa para për të arritur te 27-vjeçari. Për të evituar ndonjë suprizë të hidhur Jose Mourinho dhe klubi londinez kanë gati ofertën për rinovimin e kontratës me kapitenin e tyre.

 Methode Times Prod Web Bin 04a341c6 4b81 11eb 9dbc 44d114c9d92d
Methode Times Prod Web Bin 04a341c6 4b81 11eb 9dbc 44d114c9d92d

Mediat angleze bëjnë të ditur se palët do të ulen brenda kësaj jave në tavolinën e bisedimeve për të limuar detajet e kontratës që duhet ta lidhë Harry Kane me “Spurs” deri në qershorin e vitit 2023. Dërisa futbollisti të vendosë firmën, Tottenham nuk duhet të jetë I qetë. Manchester City dhe Pep Guardiola kanë dalë hapur, ndërsa ulja e në pankinën e Paris SG të Maurizio Pochettino është një rrezik i shtuar. Trajneri e njeh shumë mirë sulmuesin anglez dhe la vendosur emrin e tij në krye të listës së dëshirave në merkaton e verës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb